Wednesday, September 3, 2014

Xhaka: Nuk jam kundër Zvicrës

Taulant Xhaka ka deklaruar se afrimi i tij në kombëtaren shqiptare ndodhi për shkak të konkurrencës së madhe në atë helvetike. Mbrojtësi kosovar që i ka thënë ‘po’ Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka deklaruar për ‘Blick’ që vendimi i tij ka ardhur sepse ai dëshiron të luajë në futbollin ndërkombëtarë, e një gjë të tillë e ka pasur të vështirë ta bëjë te përfaqësuesja e Zvicrës për shkak të konkurrencës së lartë në mbrojtje. “Vendimi nuk është kundër Zvicrës. Qëllimi im është të luaj futboll ndërkombëtar dhe të kam mundësi të provojë veten me më të mirët. Konkurrenca në pozitën time në kombëtaren zvicerane thjeshtë është shumë e madhe”, ka deklaruar Xhaka.

No comments:

Post a Comment